E-TJERA

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një i pagosur

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një i pagosur

Një autobot është përplasur me një mjet bujqësor, frezë në aksin Levan-Tepelenë, në fshatin Frakull e Vogël.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spital. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit