Flash News
Aksident në aksin Pogradec-Lin, plagoset një shtetase italiane
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e këtij të fundit, një shtetase italiane.
Paraprakisht, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa e plagosura është transportuar drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.