Flash News

E-TJERA

Aksident në Bypass-in e Vlorës, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass-in e Vlorës, dy automjete përplasen me

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete. Aksidenti ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.

Të fundit