Flash News

E-TJERA

Aksident në Divjakë, ndërron jetë 19-vjeçarja

Aksident në Divjakë, ndërron jetë 19-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçareje ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën nga Divjaka për në plazh, ku një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e vajzës. Viktima është shtetësja me inicialet E.M., banuese në Zharrnec, njofton paraprakisht policia.

Sipas policisë, nga aksidenti janë plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari me iniciale V.H. dhe një pasagjer tjetër, ende i paidentifikuar.

Të lënduarit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit