Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan-Peqin, makina përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Elbasan-Peqin, makina përmbyset në mes të

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.

Drejtuesi i një automjet tip “Volkswagen Passat” ka humbur kontrollin dhe makina është përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ.

Bëhet me dije se brenda mjetit udhëtonin tre djem dhe fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.

Sipas dëshmitarëve, mjeti dyshohet se ka qenë me shpejtësi, ka rrëshqitur dhe është përplasur anës rrugës duke përfunduar i përmbysur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Të fundit