Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan, plagoset 56-vjeçari nga Kosova

Aksident në Elbasan, plagoset 56-vjeçari nga Kosova

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Si pasojë një 56-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Të fundit