Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, makina përplas çiftin e të moshuarve te vijat e bardha

Aksident në Fier, makina përplas çiftin e të moshuarve te
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Fierit. Një automjet ka përplasur një çift të moshuarish teksa po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:00 dhe sipas dëshmitarëve, të moshuarit po kalonin rrugën kur u goditën nga makina.

Menjëherë pas aksidentit, ata u transportuan me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Sakaq policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Të fundit