Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Fier, policia: Makinat u përplasën me njëra tjetrën, pastaj shtypën bagëtitë

Aksidenti në Fier, policia: Makinat u përplasën me njëra

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin ku u përplasën përpara 36 kokë bagëti të imëta në aksin rrugor “Levan-Qarr”. 

Polcia bën me dije se janë përplasur tre automjete, të drejtuara nga shtetasit L. Dh., E. K., dhe B. S. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit L. Dh. dhe tre pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar edhe dëmtime te bagëtitë e imta të shtetasit N. M., të cilat ndodheshin në rrugë në momentin e përplasjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të fundit