Flash News

E-TJERA

Aksident në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Aksident në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Athinë-Korinth, ku një 28-vjeçare nga Shqipëria ka mbetur e vdekur.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona. 28-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i makinës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.

Të fundit