Flash News

E-TJERA

Aksident në Kamëz, plagosen tre të mitur

 Aksident në Kamëz, plagosen tre të mitur

Dy makina janë përfshirë në një aksident sot në Kamëz.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur tre fëmijë, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit