Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë dhe Sarandë, 5 të plagosur, detajet

Aksident në Lezhë dhe Sarandë, 5 të plagosur, detajet

Dy aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në vend. 

Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 14:30, në aksin që lidh fshatin Kallmet në rrugën interurbane Lezhë–Shkodër, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, automjeti pësoi dëmtime të mëdha, ndërsa janë lënduar dy gra që ndodheshin në mjet të cilat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Aksident në Lezhë dhe Sarandë, 5 të plagosur, detajet
Pamje nga aksidenti

Aksidenti tjetër është regjistruar rreth orës 13:10 në Gjirin e Kakomesë në Sarandë.  Dy mjeteve detare janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar tre turistë të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane.

Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Aksident në Lezhë dhe Sarandë, 5 të plagosur, detajet
Pamje nga aksidenti

Të fundit