Flash News

E-TJERA

Aksident në Luksemburg, humbin jetën pesë persona mes tyre tre shqiptarë

Aksident në Luksemburg, humbin jetën pesë persona mes tyre tre

Një aksident ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre shqiptarë nga Kosova.

Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.

Sipas familjarëve dhe postimeve në rrjetet sociale, aksidenti ndodhi rreth orës 17:00. Një i afërm i viktimave konfirmoi lajmin dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e të rinjve:

“Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” shkroi ai.

Autoritetet Luksemburgut ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Mediat e huaja raportojnë se dy automjete janë përplasur ballë për ballë dhe më pas janë përfshirë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht.

Forca të shumta emergjente u drejtuan në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, pesë personat që udhëtonin në automjete humbën jetën në mënyrë të menjëhershme. Policia mjeko-ligjore ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik rrugor.

Të fundit