Flash News

E-TJERA

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksident rrugor ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit