Flash News

E-TJERA

Aksident në Maltë, furgoni përplas të riun shqiptar

Aksident në Maltë, furgoni përplas të riun shqiptar

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të diel në Maltë. Një furgon tip "Toyota Dyna" ka përplasur në rrethana ende të paqarta një 36-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas raportimit të mediave të huaja, si pasojë e përplasjes shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ka pësuar dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq shoferi i furgonit është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale. Autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit