Flash News

E-TJERA

Aksident në Milot, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Milot, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Milot pranë fshatit Gramzë. Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në kanalin pranë rrugës. 

Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. 

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit është penalizuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit