Flash News

E-TJERA

Aksident në minierën e kromit në Bulqizë, lëndohet minatori

Aksident në minierën e kromit në Bulqizë, lëndohet

Një minator 44 vjeçar ka lënduar këmbën teksa ishte duke punuar në një minierë kromi në Bulqizë, e si pasojë është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 11.40, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi B.D., 44 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Të fundit