Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër, makina përplas kalimtaren

Aksident në Shkodër, makina përplas kalimtaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë Fakultetit të Infermierisë, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve.

Sipas raportimeve, një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë përpiqej të shmangte një punëtore të një klinike private, e cila ndodhej pranë një koshi plehrash. Në tentativë për ta evituar, drejtuesi i makinës goditi fillimisht kalimtaren, e më pas u përplas me një automjet tjetër.

Përplasja ka qenë e fuqishme, duke shkaktuar dëmtime të rënda për gruan, e cila u transportua menjëherë drejt spitalit. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Të fundit