Flash News

E-TJERA

Aksident në Tiranë-Durrës, humb jetën pasagjerja

Aksident në Tiranë-Durrës, humb jetën pasagjerja
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima është një 60-vjeçare. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 13:10, ku u përfshinë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit M. K dhe Sh. P dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në njërin mjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në mjediset e policisë.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit