Flash News

E-TJERA

Aksident në Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në fshatin Dopaj. Një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, humbi kontrollin dhe doli nga korsia, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Si pasojë e përplasjes, makina u përmbys, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar rëndë mes pasagjerëve apo drejtuesit.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.

Të fundit