Flash News

E-TJERA

Aksident te “Kali i Trojës" në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Aksident te “Kali i Trojës" në Vlorë, plagosen

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te kryqëzimi i quajtur “Kali i Trojës" në Vlorë. 

Si pasojë ka mbetur i plagosur një 48-vjeçare dhe vajza e saj I. Xh., 21 vjeçe.

Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit