Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete te Rruga e Arbrit, njëri bie në humnerë, dy të vdekur

Përplasen dy automjete te Rruga e Arbrit, njëri bie në

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit pak minuta më parë. Raportohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar dy viktima.

Mësohet se një mjet tip "Golf" është përplasur me një makinë poste tek tuneli i "Shkallës së Tujanit".

"Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën", njofton policia.

Të fundit