Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit.

Rreth orës 18:20, automjeti që drejtohej nga shtetasi V. B., 32 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë anës saj.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës në vendngjarje të shoferit dhe të babait të tij, N. B., 76 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit