Flash News

E-TJERA

Aksidenti i "Jet Skive" në Velipojë, 19-vjeçari italian ndërron jetë në spital

Aksidenti i "Jet Skive" në Velipojë, 19-vjeçari

Përplasja dy jet ski-ve ka rezultuar fatale për 19-vjeçarin italian, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

I riu është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Njoftimi:

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Të fundit