Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë me 10 viktima, reagon kryeministri kroat: Ngushëllime familjarëve, jemi me autoritetet e Kosovës

Aksidenti i rëndë me 10 viktima, reagon kryeministri kroat:

Kryeministri kroat Andrej Plenković  ka reaguar për aksidentine  rëndë, ku mbetën të pajetë 10 kosovarë. Ai ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa shpreh solidaritetin për autoritetet e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ministri Vili Beroš dhe shefi i Mbrojtjes Civile Damir Trut po shkojnë drejt vendngjarjes për për t'u njohur me rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë që autobusi nga Kosova po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës dhe kishte 60 pasagjerë, 10 prej të cilëve kanë humbur jetën. Dhjetra të tjerë janë plagosur, ndërsa raportohet se disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në autobus.

Të fundit