Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, tre të plagosurit në gjendje të rëndë te Trauma

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës,

Tre shtetasit e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eduart Ripa, 61 vjeç, Ervin Qira, 40 vjeç dhe Shkëlqim Doçi, 65 vjeç janë të plagosurit, ndërsa u përplasën nga një makinë tjetër.

Më herët, drejtuesi i furgonit me të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm, kishte humbur kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.

Teksa kanë dalë të gjithë nga automjeti për të parë dëmet, janë përplasur nga një tjetër makinë.

Si pasojë, humbi jetën shoferi 28-vjeçar.

Të fundit