Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir, 5 të plagosur

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, ku dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një automjet tip “Benz.”

Policia njofton se drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes. Ata ishin nënë e bir.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur furgoni i drejtuar nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të. Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit