Flash News

E-TJERA

Aksidenti në autostradën Fier – Vlorë, identifikohet viktima

Aksidenti në autostradën Fier – Vlorë, identifikohet

Zbardhen detaje lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë, ku mbeti i vdekur një person.

Policia njofton se shoferi i mjetit tip kamionçinë, Ferdinant Hasani 62 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me barrierat anësore të rrugës, ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një shtetase italiane me iniciale A. T., 28 vjeçe.

Nga ana tjetër, pasagjeri që udhëtonte me viktimën, shtetasi me iniciale A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet n

Të fundit