Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Fier, gjenden në lumin Seman pjesë të makinës

Aksidenti në Fier, gjenden në lumin Seman pjesë të

Një aksident i dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit në Fier.

Rreth orëve të para të mëngjesit u raportua për shkatërrim të parmakëve të urës. Një mjet është përplasur me urën dhe ka përfunduar në lumin Seman.

Polumbarët kanë arritur të gjejnë disa pjesë të makinës në Seman.

Pak më parë u bë edhe identifikimi i i drejtuesit përmes targave të mjetit që kishin mbetur në vendngjarje. Bëhet fjalë për një person me iniciale M. L 26 vjeç.

Policia është përpjekur ta kontaktojë të riun por telefoni i tij është i fikur. Rezulton se mjeti është marrë me qera nga 26-vjeçari.

Të fundit