Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Fier, viktimat punonjësi i FNSH-së dhe gruaja e tij, tre anëtarë të një familje në spital

Aksidenti në Fier, viktimat punonjësi i FNSH-së dhe gruaja e tij,

Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë i shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka humbur jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lela dhe bashkëshortja e tij Fatbardha Lela.  

Burrë e grua gjetën vdekjen kur u përplasën me një tjetër makinë e drejtuar nga Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani. Ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij kur u përplasën me mjetin tip ‘Ford’. tre anëtarët e familjes ndodhen në spital, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

 

Të fundit