Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Gramsh/ Tre të plagosur niset te Trauma, 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar të ulur në stola druri

Aksidenti në Gramsh/ Tre të plagosur niset te Trauma, 7 pasagjerë

Detaje të janë zbardhur nga aksidenti tragjik i regjistruar këtë të shtunë, në aksin rrugor Gramsh-Kushov, në fshatin Bregas, ku një minisub u doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Si pasojë e aksidentit humbi jetën Ledian Lami dhe mbetën të plagosur 9 persona të tjerë.

Mësohet se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Njëri është transportuar me helikopter, ndërsa dy të tjerët me ambulancë.

Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet e minibusit. Ata qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Grupi hetimor vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Të fundit