Flash News

E-TJERA

Aksident në Milot-Mamurras/ Rëndohet bilanci i viktimave, gjendet trupi i personit të 3-të që ndodhej në makinë

Aksident në Milot-Mamurras/ Rëndohet bilanci i viktimave, gjendet
Foto ilustruese

Polumbarët kanë gjetur trupin e viktimës së tretë të aksidentit që ndodhi natën e kaluar në  në aksin rrugor Milot-Mamurras. Personi i pajetë është Nikoll Gjoni banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Më herët u nxorrën trupat e pa jetë të Saber Dungës dhe Urim Pepës. Mjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonin tre viktimat doli nga rruga dhe ra në një kanal me ujë. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe errësira.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 02.00, ndërsa puna për gjetjen e trupave zgjati disa orë.

 

Të fundit