Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Qafë-Muzinë, identifikohen 3 viktima; kush është 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit

Aksidenti në Qafë-Muzinë, identifikohen 3 viktima; kush
Pamje nga aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë

Janë identifikuar 3 nga 5 viktimat e aksidentit të rëndë në aksin Sarandë-Gjirokastër te Qafa e Muzinës.

Viktima e parë është Bardhi Poda 51 vjeç i cili drejtonte furgonin me 6 pasagjerë. Ndërkohë është identifikuar edhe çifti i bashkshortëve, Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç, të cilët po ashtu kanë mbetur viktima të aksidentit.

E plagosur mbeti 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka e cila teksa udhëtonte me mjetin e saj tip “Land Rover” i preu rrugën furgonit me pasagjerë duke e çuar drejt fatalitetit.

Furgoni doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Për pasojë, nga pasgjerët e furgonit mbijetoi vetëm një vajzë ndërsa pasagjerët e tjerë dhe shoferi ndërruan jetë.

 

Të fundit