Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Tiranë/ U përplas nga Benzi me shofer 19-vjeçar, kalimtarja humbi njërën këmbë, ishte shtatzënë

Aksidenti në Tiranë/ U përplas nga Benzi me shofer

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfizo Keko” në Tiranë.

Mësohet se një makinë tip Benz doli nga rruga dhe u përplas me një kalimtare në trotuar dhe më pas me një pemë.

Për pasojë, kalimtarja rreth 30 vjeç ka humbur njërën këmbë, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje në spitalin e Traumës.

Po ashtu, sipas Neës 24 kalimtarja ishte edhe shtatzënë. Ndërkohë, 19-vjeçari me inicialet J. B., është ndaluar nga policia pas aksidentit.

Të fundit