Flash News

E-TJERA

Aksidenti te "21 Dhjetori"/ Viktima ishte polic burgjesh dhe babai i dy fëmijëve, natën punonte si taksist

Aksidenti te "21 Dhjetori"/ Viktima ishte polic burgjesh dhe babai i

Një prej viktimave të aksidentit që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin "21 Dhjetori" në Tiranë është Luan Cenollari, i cili ishte punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve.

Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe natën punonte taksist për të mbuluar kostot e jetesës. Kështu është bërë me dije nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, e cila denoncon situatën e vështirë me të cilët përballen punonjësit e burgjeve.

Pagat e ulëta, mospagimi i orëve shtesë dhe festave zyrtare kanë detyruar punonjësit të bëjnë dy punë, thotë sindikata, ndërsa shton se nga janari deri në tetor të këtij viti kanë dhënë dorëheqjen nga puna mbi 220 punonjës.

Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë të drejtuesit të automjetit që përplasi taksinë e Cenollarit. 30-vjeçari Emirjan Doko po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe aktualisht është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë viktima tjetër është Ali Bejo.

Aksidenti te "21 Dhjetori"/ Viktima ishte polic burgjesh dhe babai i

Të fundit