Flash News

E-TJERA

Detajet nga aksidenti te ‘Rruga e Kombit: Polici u përplas për vdekje nga një malazez

Detajet nga aksidenti te ‘Rruga e Kombit: Polici u përplas për

Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti në Rrugën e Kombit, që i shkaktoi vdekjen efektivit të policisë në Mirditë, Gëzim Lazri.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga një shtetas malazez.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

Të fundit