Flash News

E-TJERA

Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte disa familjarë të gjyqtares Irena Gjoka

Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte disa familjarë të

Eskorta e Gardës së Republikës është përfshirë mbrëmë në një aksident në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie goditi automjetin e tij makinën e punonjësve të Gardës, ndërsa kjo e fundit shoqëronte familjarë të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

 “Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, raportoi Policia.

 

Të fundit