Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar në Itali

Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në Camaiore (Lucca), teksa 43-vjeçari shqiptar po transportonte një ekskavator në shpatin e Colletto Santucci në zonën Frati të Camaiore.

Viktima është identifikuar si Roland Çizmja dhe u gjet i pajetë gjatë pasdites së djeshme, me një plagë në kokë, i shtrirë ën anë të rrugës.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël. Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18:00, ndodhi tragjedia.

Të fundit