Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje në Gjakovë 54-vjeçari nga Shqipëria

Aksidentohet për vdekje në Gjakovë 54-vjeçari nga

Një aksident u shënua mbrëmë në Gjakovë e për pasojë ka humbur jetën një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vogovë dhe viktima është një shtetas nga Shqipëria.

Sipas policisë, 54 vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

 Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

 

 

Të fundit