Flash News

E-TJERA

Aksidentohet rëndë 15-vjeçari në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksidentohet rëndë 15-vjeçari në Bulqizë, niset me

Një 15-vjëeçar është aksidentuar rëndë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Mësohet se 15-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është aksidentuar. Ai është pikasur nga kalimtarët të cilët e kanë gjetur shtrirë në rrugë.

Fillimisht, i mituri është dërguar në Spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur drejt Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit