Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje efektivin e policisë, arrestohet shoferi 27 vjeçar në Fier

Aksidentoi për vdekje efektivin e policisë, arrestohet  shoferi 27

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme n Fier, ku dy makinë u përplas dhe njërën prej tyre e drejtonte punonjësi i policisë Agron Shaba, i cili humbi jetën.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi i mjetit tjetër me inicialet G.H, 27 vjeç për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).”

 

Të fundit