Flash News

E-TJERA

Ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje, momenti i arrestimit të punonjësve të Kadastrës me urdhër të SPAK

Ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje, momenti i arrestimit

Policica ka publikuar momentin e arrestimit të punonjësve të Kadastrës, pas firmosjes së 4 urdhër-arresteve nga SPAK.

Në pranga kanë rënë Dritan Stoka, 46 vjeç, dhe Agim Osmani, 62 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ndaj Alqi Hajdinit, 47 vje7, është caktuar masa "arrest në shtëpi", për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për Ylli Barutin, 47 vjeç, u vendos "detyrim paraqitje", nën akuzën e "prodhimi i armëve luftarake”.

Po ashtu, këta shtetas dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

"Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, njofton policia.

Të fundit