Flash News

E-TJERA

Aksioni në Morinë-Vërmicë/ Policët merrnin 10-100 euro ryshfet, fitimi ditor arrinte 8.000 euro në ditë

Aksioni në Morinë-Vërmicë/ Policët merrnin 10-100 euro

Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i përbashkët Shqipëri-Kosovë, në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, ku ranë në pranga 32 policë kufitarë ndërsa tre të tjerë u pezulluan.

Mësohet nga hetimi se punonjësit e policisë kufitare i merrnin minimalisht qytetarëve 10 euro deri në 100 euro për kontrabandë mallrash e sendesh të paligjshme ose edhe për favore të tjera.  Paratë që merrnin nga qytetarët, policët i ndanin me njëri-tjetrin.

Fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8.000 euro në ditë.

SPAK njoftoi se janë dhënë masat e sigurisë për 34 policë, mes tyre 32 nga Policia Kufitare e Kukësit. Masat e sigurisë të dhëna për të ndaluarit janë: “Arrest në burg” për 17 persona (punonjës policie); “Arrest në shtëpi”, për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie); “Pezullim nga detyra”, 3 persona (punonjës policie).

“Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas”, njoftoi SPAK.

Të fundit