Flash News

E-TJERA

Aksioni opozitar, Berisha flet për takimin që pati me Metën

Aksioni opozitar, Berisha flet për takimin që pati me Metën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për takimin që ka zhvilluar me Ilir Metën pak ditë më parë. Berisha bëri me dije se kanë rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar kundër qeverisë dhe se ende nuk kanë caktuar një datë proteste.

Si PD, edhe Partia e Lirisë kanë paralajmëruar një vjeshtë me zhvillime të rëndësishme politika, protesta dhe denoncime kundër qeverisë.

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit”, deklaroi në një konferencë Berisha.

 

Të fundit