Flash News

E-TJERA

Aktori i njohur Guljelm Radoja në gjendje të rëndë nga Covid-19, miqtë thirrje shtetit për ndihmë

Aktori i njohur Guljelm Radoja në gjendje të rëndë nga

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi prej disa ditësh po lufton me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur skenaristi Bashkim Zahaj, i cili ka shkruan në një status në rrjetet sociale se aktori i mirënjohur është i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Zahaj i bën thirrje qeverisë që të ndihmojë aktorin Radojan për një shërbim të specializuar jashtë shtetit.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruan ai.

Kush është Guljelm Radoja?

Ai ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Të fundit