Flash News

E-TJERA

Aktori i njohur në tryezë me Berishën: Po nuk vramë shprehjen ‘e ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në terezi

Aktori i njohur në tryezë me Berishën: Po nuk vramë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka qenë pjesë e tryezës së zhvilluar me kryetarin e PD-së Sali Berisha dhe Shoqërinë Civile me sloganin “Shqipëria në rrezik”.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se për të ardhmen e shqiptarëve duhet të ‘vritet’ shprehja e ç’më duhet mua.

“Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar.  E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë ‘ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua’”, tha Malkaj.

 

Të fundit