Flash News

E-TJERA

Akuzat e Bashës, Pipero rreshtohet krah mjekëve: Nuk mund të fshehim vdekjet! Nëse ka dyshime të hetohet

Akuzat e Bashës, Pipero rreshtohet krah mjekëve: Nuk mund të
Në foto: Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka kundërshtuar edhe njëherë deklaratën e Bashës për fshehje nga autoritetet të fataliteteve të COVID-19.

Në një intervistë për News 24, Pipero u rreshtua në krahë të mjekëve, duke thënë se është e pamundur të fshihen vdekjet.

“Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.

Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi Pipero.

Referuar deklaratës së Drejtoreshës së Spitalit Infektiv, Najada Çomo, se: “Kartelat janë këtu! Në rast dyshimesh, Prokuroria të nis hetimet”, Pipero shprehet se kjo nuk lë vend për të aluduar gjëra të tjera.

“Sapo e tha që aty janë kartelat mund të hetohen. Nëse ka dyshime të bazuara mund të hetohen. Kartela mban gjithçka lidhet me historikun e pacientin. Të sëmundjeve, të trajtimit në kushte spitali dhe të shkakut të humbjes së jetës. Çdo kartelë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjen aktuale dhe ato bashkëshoqëruese”, tha Pipero.

Të fundit