Flash News

E-TJERA

Akuzat për takimin Soreca-Tusha, Kushtetuesja i përgjigjet AMT-së: Janë spekulime, si qëndron e vërteta

Akuzat për takimin Soreca-Tusha, Kushtetuesja i përgjigjet

Gjykatat Kushtetuese i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me akuzat për një takim të fshehtë mes kryetares së kësaj Gjykate Vitore Tushës me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ku pretendojnë se ky i fundit ka lobuar pro Veliajt në lidhje me padinë për Teatrin Kombëtar.

Nëpërmjet një shkresë drejtuar avokates Adriana Kalaja, Gjykata Kushtetuese sqaron se takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme.

Në të njëjtën linjë me Delegacionin e BE-sëm edhe Gjykatës shprehet se në atë takim nuk është diskutuar për çështjen e Teatrit, por ka pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Shkresa e plotë:

Av. Adriana Kalaja Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 30.06.2021, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është bërë publike edhe në media, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen për spekulimet dhe presionet e bëra kohët e fundit ndaj institucionit të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se sipas nenit 12, pika 2/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), Kryetari përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët.

Në ushtrim të kësaj kompetence, Kryetari zhvillon takime me personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Dëshirojmë të theksojmë, pa asnjë ekuivok, se në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykate.

Lidhur me çështjet që ju parashtroni në kërkesën tuaj për informacion, në mbështetje të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme, të cilat kanë pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

 Akuzat për takimin Soreca-Tusha, Kushtetuesja i përgjigjet

Të fundit