Flash News

E-TJERA

Akuzohet për trafik narkotikësh, GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Tahirit

Akuzohet për trafik narkotikësh, GJKKO lë në fuqi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Markun.

Marku është dënuar me 13 vite burg,  por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 8 vjet e 8 muaj burg. Ish-truproja akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal.

Marku u kap në kuadër të hetimeve për operacionin “Shpirti” dhe u arrestua më 1 prill 2022 në Gjermani. Marku bashkë me ish-truprojën tjetër, Agustin Deda, akuzohen se kanë bashkëpunuar me 4 italianë dhe 1 shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Të fundit