Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Pogradec

Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura, pezullohet drejtori i

Është pezulluar nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare në Stropckë të Pogradecit, Adriatik Haxhillari pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Vendimi ka ardhur nga Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës që ka vendosur të pezullojë Haxhillarin nga detyra deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij.

Haxhillari akuzohet se ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, përkatësisht nga 14 vjeç duke iu dërguar mesazhe me fjalë të papërshtatshme në orët e vona të natës.

Dje reagoi edhe ministrja Arsimit Evis Kushi e cila tha se Haxhillari do të dalë përpara drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij ndaj të miturave.

Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura, pezullohet drejtori i
VENDIMI

 

Të fundit