Flash News

E-TJERA

Albin Kurti uron Ramën për fitoren: Të shtojmë bashkëveprimin, të sqarohen paqartësitë që askujt të mos i preket vota

Albin Kurti uron Ramën për fitoren: Të shtojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti i shkruan Ramës se si shqiptarë, të shtohet bashkëveprimi mes dy vendeve, ndërsa uron që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës.

 “Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se Kurti i VV kishte tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë.

Të fundit